Auto & Moto

Ju njohim me super makinën e shtrenjtë të prezantuar nga ‘Pagani’!

Pagani ka prezantuar një makinë të re, që do të jetë shumë e shtrenjtë dhe shumë ekskluzive në të njëjtën kohë. “Krijesa” e re e markës italiane quhet Pagani Huayra Codalunga dhe karakteristika kryesore e saj, ashtu siç e thotë edhe vetë emri, është “bishti” i gjatë.

Ideja ishte të ndërtohej një makinë e ngjashme me makinat e garave të viteve ’60, mbi bazën e një Huayra Coupé. Pagani Huayra Codalunga është prodhuar në vetëm 5 njësi, të cilat janë shitur që të gjitha. Duke qenë kaq e rrallë, kjo makinë ka dhe një çmim stratosferik, plot 7 milionë euro. Sa i përket motorit, “Bishtgjata” ka një motor V12, me 840 kuaj fuqi.

Ndërkaq, kompania holandeze Lightyear ka zbuluar se makina e parë diellore tani është e gatshme për prodhim në botë. Lightyear 0 është një sedan familjar me panele diellore të integruara, të afta për të gjeneruar deri në 70 km drejtim të makinës pa pagesë në ditë. Pasi ka rritur fuqinë e saj punëtore deri në 500 njerëz dhe ka lidhur marrëveshje me më shumë se 100 furnitorë, Lightyear është shumë serioz në lidhje me këtë sipërmarrje dhe gati për të filluar prodhimin.