Showbiz

Julia Roberts i drejtohet diskriminimit të moshës së femrave në Hollywood: “Të gjitha janë shpifje”

Të dielën e ardhshme ajo feston ditëlindjen e saj të 50-të por gjithashtu edhe 30-vjetorin e një karriere të suksshme në Hollywood.

Vitin e fundit kjo industri është përshkruar si ferri në tokë ku falë “MeToo” dhe “Time’s Up” të gjitha femrat por edhe meshkujt kanë zbuluar raste të sulmeve seksuale.

Pas këtyre dy fushatave të gjithë patën hapësirë të rrëfejnë historitë e tyre të dhunës, përdhunimit, sulmeve seksuale ndaj të miturve si edhe diskriminim e femrave sa i përket pagesës dhe moshës.

Teksa disa nga koleget e saj janë shprehur se janë pushuar nga puna apo i është hequr një rol i caktuar për shkak të moshës së madhe, Julia Roberts ka hedhur poshtë çdo gjë.

Në një intervistë të fundit të dhënë për “I Newspaper”, aktorja është shprehur se këto deklarata janë shumë të tepruara dhe i quan një thes me gjepura.

“Une jam 50-vjeç dhe nuk jam ndjerë sikur koha ime e aktrimit ka mbaruar. Nuk e kam parë radhën e vajzave të reja që priten të më zëvendësojnë” ,-tha ajo duke shtuar se publiku nuk duhet t’u besojë këtyre fjalëve të pabazuara në fakte.