Celebrities Gossip

Julia Roberts nxjerr në shitje shtëpinë e saj në San Francisko për një çmim marramendës!

Aktorja e njohur, Julia Roberts është gati të largohet nga San Francisko. Sipas San Francisco Chronicle, aktorja po shet shtëpinë e saj për 11.75 milionë dollarë.

Faqet e internetit të pasurive të paluajtshme si Zillow konfirmojnë se shitja e pronës së vitit 1907 është në pritje. Ndërsa, Roberts e bleu atë për 8.3 milionë dollarë në janar 2020.

E vendosur në lagjen Presidio Heights, prona ka pesë kate, katër tualete dhe pesë dhoma gjumi. Nga ballkonet, qiramarrësit mund të shijojnë pamjen e mrekullueshme të Gjirit të San Franciskos dhe të admirojnë urën Golden Gate në distancë.

Rikujtojmë se, mund të jetë një nga historitë më befasuese dhe krejt të papritura në këtë moment pasi Julia Roberts po mendon të mbyllë karrierën e saj të aktrimit, në favor të një jete të qetë dhe larg vëmendjes. Duke qenë një nga vajzat më të njohura për pjesën më të madhe të viteve 2000, është e ditur tashmë se Roberts preferon të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së saj.