Showbiz

Justin dhe Hailey ende nuk janë gati për dasmë

Prej kohësh flitet për dasmën e shumëpritur të Justin dhe Hailey Bieber por duket se çifti vazhdojnë ta shtyjnë ceremoninë.

Burime pranë tyre kanë zbuluar për “Daily Mail” se një dasmë madhështore është ende në planet e dyshes por kjo nuk do të ndodhë derisa ata të jenë në një gjendje më të mirë mendore.

Këngëtari kanadez vazhdon të trajtohet për depresion ndërkohë që modelja e famshme është çdo ditë me të për ta mbështetur.