Celebrities Music

Ka një arsye pse duhet t’ju flasim për vëllezërit Sparks…

Ju ndoshta nuk e njihni bandën Sparks, por ka shumë njerëz që e njohin. Shumë artistë të suksesshëm janë ndikuar nga vëllezërit Messrs Ron dhe Russel Mael. Tani prodhuesi i filmave Edgar Wright ka paguar për dokumentarin e tij të parë “The Sparks Brothers”. Por cila është dyshja përtej muzikës?

Pra, kush janë djemtë?

Sparks.

Dhe çfarë bëjnë ata?

Muzikantë.

Po ai me mustaqe në të djathtë, me kë ngjason?

Charlie Chaplin me siguri.

Unë do të thoja Terry-Thomas. Dhe po më thua se janë komedianë?

Muzikantë. Megjithatë, le të themi që të kujtojnë pak Marx Brothers.

Epo, nuk kam dëgjuar kurrë për ta.

Por shumë njerëz po!

Kush për shembull?

Beck.

Kam dëgjuar për të.

Dhe Björk. Dhe New Order. Dhe Sex Pistols. Sonic Youth, Duran Duran, Faith No More, The Human League. Bernard Butler, Red Hot Chili Peppers, Squeeze, Franz Ferdinant, Go-Gos, Tony Visconti.

Kam dëgjuar edhe për disa prej tyre gjithashtu.

Dhe Edgar Wright.

Prit pak, ai nuk është muzikant, ai është…

Regjisori i “Shaun Of The Dead”, “Scott Pilgrim Vs The World” e shumë të tjera. Siç do të jetë edhe i “The Sparks Brothers”, një dokumentar për Sparks. Në rregull, Sparks nuk kanë shitur shumë, por kanë frymëzuar mjaft artistë të tjerë.

Përsëri jam në të bardhë. A mund të më njohësh me disa prej këngëve të tyre?

“This Town Ain’t Big Enough For The Both Of Us”.

Por ishte thjesht një pyetje.

Jo, kjo është një prej këngëve të tyre. Në vitin 1974 ishte në vendin e dytë në Britani. Dhe “The Number One Song In Heaven”.

Është ende vërtet?

Jo, ky është një tjetër projekt i tyre, nga viti 1979. Arriti vendin e 14 në Britani. Por për vëllezërit u shënua largimi, të inkurajuar nga tingujt elektronikë që dolën nga Evropa, ata pushuan grupin e tyre, për herë të dytë dhe me Giorgo Moroder prodhuan diskun.

Atë që flet për albumin e Daft Punk?

Ai është djali. Ai flet për këtë film, dhe lidhur me kontributim e muzikantëve të lartpërmendur, pamjë të drejtpërdrejta, animacion dhre intervista me Ron dhe Russell Mael.

Kush janë ata?

Sparks. Vëllezërit Sparks. Gjithsesi ajo që duhet të dini është se vëllezërit Mael e marrin humorin shumë seriozisht, dhe ky film për ta është seriozisht humoristik. Është i përshtatshëm për një bandë që ka frymëzuar shumë të tjerë për të dalë përtej vetes, dhe jo vetëm Edgar Wright. Nëse bandat e tjera ju japin ide për veshje, siç shprehet Flea nga Red Hot Chili Peppers, Sparks ju japin një makinë qepëse dhe gjilpëra për ta çuar në tjetër nivel.

I njejti nga Red Hot Chili Peppers që u bë i famshëm me veshjen e çorapeve në…

Epo me sa duket. Ndoshta analogjia e rrobave nuk është për ju gjithsesi.

Pra, kur do të publikohet?

“The Sparks Brothers” ka dalë në SHBA, ndërsa në Britani në 30 korrik.