Celebrities Gossip Showbiz

Ka një tjetër fëmijë dhe e ka mbajtur të fshehtë? Loredana bën lëmsh rrjetin!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Gjithçka nisi kur më 14 shtator, kur Loredana u shfaq në një event të markës gjermane Joop, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për një koleksion, me vajzën e saj Hanën dhe një tjetër vajzë të vogël.

“Kjo është jeta që zgjodha”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)

Një pjesë e mirë e ndjekësve të saj, aludon që vogëlushja në fjalë mund të jetë vajza e Mozzik, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me Mozzik dhe Hanën ndërsa një pjesë tjetër pretendon se mund të jetë mbesa e saj.

Por postimet e Loredanës nuk janë ndalur me kaq, ajo ka vijuar të publikojë në “Instastory”, disa video ku shihet teksa del shëtitije së bashku me Hanën dhe me vajzën që mban në krahë.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik shpesh herë kanë ngritur dyshime se dëshironin të kishin një tjetër fëmijë por nuk është ende e qartë se kush është foshnja në profilin e Instagramit të Loredanës.

Së fundmi nëna e Loredanës ka festuar ditëlindjen e këtë na e ka treguar vetë reperja. Ama mesa duket për ditëlindjen e saj Loredana ka shkuar në Kosovë e nuk ka qenë vetëm. Duket se i dashuri i saj Karim e ka shoqëruar, pasi ishte dentisti kosovar ai që e ka zbuluar këtë duke postuar një foto me Karim.