Celebrities Showbiz

Kanye West nuk e pranon kurrësesi ndarjen nga Kim/ Ja veprimi i tij i fundit që po ndërmerr për të shmangur divorcin!

Edhe pas dhuratës madhështore në ditën e Shën Valentinit, Kanye West prej muajsh po i lutet Kim Kardashian të kthen bashkë edhe pse deri tani ka patur disa lidhje të shkurtra. Sakaq vetë ajo është në një marrëdhënie të re me komedianin Pete Davison. Mirëpo, Kanye West nuk e pranon këtë fakt dhe po gjen avokatët më të mirë që të mos ndahet nga gruaja e tij. Për ta shtyrë divorcin, Kanye ka deklaruar se do që të vendoset garanci për pasuritë e tij të përbashkëta me Kim dhe deri tani reperi pretendon se avokati i Kardashian ka refuzuar të gjitha sugjerimet e tij.

Mediat kanë zbuluar nga burime pranë reperi se ai po përpiqet të gjejë çdo mënyrë për të mos u ndarë nga Kim. Deri tani ka pasur debate të vazhdueshme mes Kim dhe Kayne edhe për kujdestarinë e fëmijëve që kanë bashkë.

Theksojmë gjithashtu se në mes të këtyre përpjekjeve për t’u rikthyer me Kim Kardashian, Kanye West ka bërë një veprim që i ka surprizuar të gjithë. Që kur u konfirmua se ish-gruaja e tij kishte nisur një lidhje me Pete Davidson, reperi ka shënjestruar komedianin. Përveçse e përmendi në një këngë të tij, reperi u përpoq të përhapte thashetheme kundër tij.

Mirëpo, së fundmi ai ka vendosur ta ndjekë në Instagram. West u bë një nga ndjekësit e Davidson pasi komediani 28 vjeçar, iu bashkua Instagramit të mërkurën. Nuk dihet se çfarë fshihet pas këtij veprimi të tij, nëse bëhet fjalë për një paqe mes tyre. Davidson hyri në një lidhje romantike me ish-bashkëshorten e West në nëntor, pasi dyshja u takuan në ‘Saturday Night Live’ në tetor 2021.