Showbiz

Kate Winslet: “Jam e lumtur që nuk vij nga një familje e pasur”

Në një intervistë të fundit për “Radio Times”, aktorja e famshme britanike, Kate Winslet ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo u shpreh se është e lumtur që nuk vjen nga një familje e pasur sepse është rritur me shumë ngrohtësi dhe dashuri dhe ka mësuar se si të punojë fort për të arritur gjërat që do.

“Prindërit e mi kanë qenë punëtorë të thjeshtë të cilët shiheshin me përçmim nga të pasurit. Jam e lumtur që rrënjët e mia janë të thjeshta” ,-u shpreh ajo.