Celebrities Gossip Showbiz

Kënga më e fundit e Stresit po korr një sukses të madh dhe këtë na e tregon vetë reperi!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të jetë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.

Më i fundit, i cili u publikua para vetëm pak ditësh është ‘Cocaina’ dhe ka arritur një sukses shumë të madh, teksa po arrin plot 2 milion klikime dhe këtë e ka zbuluar me anë të një Instastory vetë artisti.

E gjithashtu historia e tij me Keisin ka qenë gjithmonë një interes i madh për publikun, por duket se tani ajo është vetëm një histori e shkuar dhe reperi ka nisur një romancë të re. Këtë e ka treguar vetë, ku teksa i përgjigjet një ndjekësi që e pyet se përse nuk e shohim më në prani të vajzave, Stresi ka surprizuar me përgjigjen e tij. 

I ftuar në ‘Lancio’ para pak kohësh ishte reperi i njohur. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive për TAR.