Food & Drink Health & Beauty

Keni ngrënë çfarë ju ka dalë përpara dhe keni ndjesinë sikur po “plasni”, ja se çfarë duhet të bëni në situata të tilla!

Jeni kthyer nga puna për në shtëpië me një uri të tmerrshmë edhe keni ngrënë çfarë ju ka dalë përpara. Pasi keni ngrënë ju përzihet dhe më të drejtë. Ekspertët këshillojnë një lugë çaji sodë buke e cila mund të ndihmojë në largimin e të përzierave të shkaktuara nga ngrënia e tepërt. Përzijeni me pak ujë dhe pijëni. Ndërkaq, çaji i kamomilit, zakonisht ndihmon me fryrjen dhe parehatinë e shkaktuar nga ngrënia e tepërt e ushqimit. Megjithatë, është edhe më efektiv rrënja e luleradhiqes.

Pini një filxhan çaj dhe bëni një masazh të butë stomakut tuaj. Lëngu i freskët i limonit nga ana tjetët nëse përzihet me një gotë ujë të ngrohtë, do të ketë një efekt të dobishëm në stomak dhe do të përmirësojë tretjen. Në këtë mënyrë do të largoni fryrjet dhe ndoshta gazrat që mund të shkaktojë mishi. Uthulla e mollës e bërë në shtëpi mund të jetë zgjidhja më e mirë për këto probleme.

Përveç lehtësimit të problemeve me zorrët, kjo pije përmban edhe baktere dhe probiotikë. Ushqimi që keni marrë do të tretet më lehtë dhe nuk do të krijohen radikale të lira. Ekspertët shpesh theksojnë se duhet të shmangni përzierjen e alkoolit dhe ëmbëlsirave sepse ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh. Shmangni ushqimin që përmban shumë kripë. Përveç ushqimit të kripur dhe ushqimi pikant mund të shkaktojë probleme.

Mund të irritojë stomakun dhe zorrët, por edhe të çojë në dispepsi. Ushqimet e kripura mund të mos ketë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj por nxisin dëshira dhe padyshim neps. E gjithë kjo dëshirë për të kripurat ka nxitur shumë pikëpyetje në mesin e ekspertëve sipas të cilëve ka një lidhje të fortë mes kripës, depresionit dhe stresit. Një studim i publikuar në revistën ‘Appetite’, zbuloi se sodiumi, përbërësi kryesor i kripës ndihmon në shuarjen e depresionit.