Film & Tv

Këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë! Aktorët e njohur akuzohen se kanë një fëmijë së bashku!

Filmi i famshëm, “Fifty Shades of Grey”, që çmendi botën 5 vite më parë rikthen në vëmendje dy protagonistët kryesorë të saj. Për aktorët kryesore të filmit, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson është pretenduar se në fakt në jetën reale ata janë i njëjti person.

Aktori Dornan ka treguar së fundmi në një intervistë për “Variety”, se dikush e kishte habitur shumë me veprimin e tij. Një fans besonte verbërisht se Jamie dhe Dakota kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike në film.

Madje, fansi i kishte dërguar Jamie-t një foto të një fëmije, që sipas fansit ishte i aktorit. Për më tepër, ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së Jamie-t. “Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit. Ishte e çuditshme”– ka treguar aktori.

Rikujtojmë, se Dornan është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, dhe ka sqaruar se me Dakota Johnson janë vetëm miq.