Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta përkrah këtë banore në ‘BBV’ dhe ajo nuk është Kiara Tito!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi, bukuroshen e kemi parë tepër aktive me komente në llogarinë e saj personale në Instagram lidhur me këtë edicion të ‘BBV’ dhe padyshim është vënë re mbështetja e madhe publike që prezantuesja i jep mikeshës së saj të ngushtë brenda shtëpisë, Kiara Titos. Por, duket se jo vetëm këtë të fundit pasi Klea ka përkrahur gjithashtu dhe banoren më të re, Valbona Memën. Teksa e ka fotografuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, krahas ka shkruar:

O Bona o yll bote. Lezeti i shtëpisë je!

Së fundmi Klea ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Me anë të postimit, na ka lënë të kuptojmë se bukuroshja është e sëmurë dhe me temperaturë. Në formë shakaje shumë prej ndjekësve i kanë komentuar se kjo ka ndodhur si shkak i mungesës së partnerit të saj të zemrës, Elgitit, i cili ndodhet për disa ditë në Tailandë.