Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta ‘pret kërkesa’ për ‘nusen e djalit’!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi me anë të disa postimeve ku ka treguar se ndodhet në jugun e Shqipërisë së bashku me vogëlushin e saj Krid. Dhe teksa na ka treguar disa video e foto shumë të bukura me të. Mirëpo, duket se bukuroshja ka vendosur të ‘luajë’ pak me ndjekësit e saj. Teksa ka treguar karakteristikat e mira të Krid, prezantuesja ka ‘kërkuar një nuse’ për të.

Jam çun i kompletuar, fotograf, hidraulik, elekriçist, bari delesh. Jam ‘single’. Kush është e interesuar t’i shkruajë mamit tim

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i është përgjigjur disa nga pyetjeve të ndjekësve të saj duke zbuluar pak më shumë për veten e saj. Por, duket se në shumicën e pyetjeve, një prej tyre e ka prekur Klean, teksa një ndjekës u shpreh se Elgit Doda u bë i famshëm prej ‘BBV’ duke pyetur kështu dhe bukuroshen.

Kjo e fundit me anë të një përgjigje mjaft të gjatë në Instastory duket se ia ka mbyllur gojën të gjithë ndjekësve që mendojnë kështu.