Aktualitet

Konflikt me armë zjarri në Kurbin, një i lënduar!

Një konflikt në Kurbin përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një personi, që u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. I lënduari u qëllua me pistoletë nga një shtetas që tani është në kërkim policor, bashkë me dy të tjerë. Për ngjarjen e ndodhur në një lokal në Malbardhë, uniformat blu thonë se është një konflikt që ka nisur më parë.

Pas konfliktit në një lokal me njëri-tjetrin, shtetasi A.Sh. ka qëlluar me pistoletë Fatjon Likën. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Konflikti mes tyre kishte nisur kohë më parë.

Tashmë në kërkim janë autori së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E.L e P.L., këta të fundit të përfshirë po ashtu në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.