Bota

Kopshti Anne Frank kërkon të ndryshojë emrin, ngjallen polemika në Gjermani!

Kërkesa për ndryshimin e emrit të një kopshti me emrin Anne Frank ka ngjallur polemika në Gjermani. Kompleksi ndodhet në qytetin e vogël të Tangerhütten, në rajonin Saksoni-Anhalt dhe u emërua në vitet 1970 pasi Anne Frank u deportua dhe më pas u vra në kampin e përqendrimit Bergen Belsen në vitin 1945. Të gjithë udhëheqësit e grupeve të disa partive në bashkinë e qytetit po përgatisin një fletë qëndrimi për të refuzuar riemërtimin e kopshtit.

Heqja e referencës për vajzën hebreje, e cila u bë simbol i Shoah-ut për shkak të ditarit të saj, ishte propozuar në fillim të këtij viti. Këshilli i prindërve dhe punonjësve kishte kërkuar për koshtin që të gjendej një emër më i përshtatshëm për fëmijët. Drejtori i kopshtit i tha gazetës Magdeburger Volksstimme se historia e Anne Frank është e vështirë për t’u kuptuar nga fëmijët e vegjël.

Për më tepër, prindërit me prejardhje emigrante shpesh nuk dinë se çfarë të mendojnë për emrin e kopshtit. Rikujtojmë, se një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga ‘Ditari i Anne Frank’. Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm. Distrikti u dërgoi një email prindërve, duke i informuar se libri nuk do të lexohet më në shkolla.

Së fundmi, një gjykatë holandeze dënoi një burrë polako-kanadez me dy muaj burg, pasi dyshoi se ditari i famshëm i Holokaustit të Anne Frank ishte një falsifikim. Gjykata nuk vendosi që 42-vjeçari Robert B. të dënohet me gjashtë muaj burg, pasi i pandehuri tashmë ka vuajtur dënimin në paraburgim. Ai nënkuptoi në këtë mënyrë se ditari është i rremë sepse disa nga faqet e tij janë shkruar me një stilolaps që ka hyrë në përdorim pas Luftës së Dytë Botërore.