Aktualitet Showbiz

Koronavirusi në vend, Bojken Lako: “Njerëzve po ju shtohet ankthi”.. Me kë e ka ai?

Ai është një nga kantautorët dhe këngëtarët më të dashur të publikut. Së fundmi ai ka dhënë një deklaratë exclusive për Top Albana Radio në lidhje më nje temë shumë delikate e të diskutuar që ka panikosur gjithë botën siç është pandemia.

Kohët e fundit këngëtari ka postuar disa statuse në Facebook ku duket se e tëra kjo situatë ku mërzitja, stresi dhe ankthi ka kapluar popullin e ka shqetësuesuar disi. I pyetur më shumë në lidhje me këtë Bojkeni tha:

Po bëhët gati një vit që nga ardhja e pandemisë në vendin tonë. Unë nuk jam mjek specialist i fushës dhe kam të paqartat e mia. Bota u përball më një të panjohur. Duke anashkaluar teoritë mjekësore, por a duhet të mbyllet bota për një virus të tillë? Mua më vjen shumë shumë keq për jetët e humbura. Qëndrimin kundër e kam me mediat. Paniku është diçka kryesor që ndikon në përkeqësimin e sistemit imunitar. Këto janë të vërtetuara nga eksperimente shkencore. Ndryshe e kalon virusin një njeri i fortë dhe optimist dhe ndryshe një person që është në depresion.

Habitem si nuk ka një organizim nga strukturat mjekësore të cilat nuk bëjnë një punë bindëse dhe nuk japin informacione. Nuk përgatitet një terren i mirë psikologjik. Mediat po e bëjnë të madhe. Mendoj se ka probleme dhe halle të tjera që nuk diskutohen. Nuk e kuptoj sesi nga ana psikologjike nuk ka forma të organizuara që njërëzit të kenë më pak shpresë. Nuk ka mjekë të dalin në televizor që të thojnë se ka dhe raste me gripin e stinës por vetëm COVID..COVID.. dhe kjo është e paqartë dhe e pakuptimtë.

Të paktën mos të thojnë i dyshuar për COVID por për një virus stinor. Njerëzit janë në pritje të vaksinave dhe jo të një diçkaje tjetër. Mjekët duhet të dalin më shpesh të flasin për këtë. Unë mendoj që njerëzit duhet të kenë më shumë besim tek imuniteti i tyre. Çdo trup është i ndryshëm dhe nuk mund të ketë reagime të njëjta për të gjithë. Njerëzit duhet të kenë besim tek imuniteti i tyre. Sepse në fund të ditës a ka dritë jeshile për këtë? Instancat përkatëse duhet të bëjnë punën e tyre që njerëzve t’ju pakësohet ankthi, jo t’ju shtohet sepse përkeqëson sëmundjen.