Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian pa komplekse, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shpërndan foto pa filtër!

Motrat Kardashian-Jenner nuk ndalen së shpërndari foto nëpër rrjetet e tyre sociale ku tregojnë sa perfekte janë në pamje. Më së shumti, fotot e tyre janë me filtra dhe ato duken tepër të mrekullueshme. Megjithatë, në postimin e radhës së Kourtney Kardashian gjërat ndryshuan.

Kourtney këtë herë ka shpërndarë një foto për ndjekësit e saj në Instagram, një foto pa filtra. Ajo është me bikini, një kapele të kuqe dhe sandale poashtu të kueqe. Ajo që ka habitur fansat, është fakti se modelja nuk ka vendosur filtra, duke mos patur kështu komplekse për trupin e saj.

 

Duket se Kourtney është tepër e lumtur dhe krenare për trupin e saj dhe nuk i interesojnë gjykimet e mundshme që mund t’i bëjnë ndjekësit. Fundja në atë foto nuk ka asgjë për të gjykuar, teksa është një trup i shëndetshëm i një femre. Por, ajo që ka çuditur paksa fansat është sepse ata nuk janë mësuar me veprime të tilla nga motrat e familjes, duke qenë se duan të duken gjithnjë perfekte.

Kourtney madje e ka shoqëruar me një shkrim foton, fjalë frymëzuese pa diskutim. Ky veprim i saj është për t’u vlerësuar, teksa ajo përpiqet t’i thotë ndjekësve se pas botës perfekte në dukje të familjes, gjërat janë ndryshe. Edhe ato si të gjithë të tjerët, duhet të përpiqen shumë për të arritur trupin që dëshirojnë.

Duke lëvizur për të pasme të rrumbullakosura.

Është mirë që herë pas here personazhet publik të spërndajnë foto të tilla. Mesazhet që ato mbartin janë shumë të rëndësishme, pasi ka shumë ndjekës e ndjekëse, disa prej të cilëve të rinj në moshë, që nuk arrijnë të ndajnë realitetin nga bota perfekte që personazhet publik ndonjëherë shfaqin në rrjetet e tyre sociale.