Sociale

Krifca: 740 aplikime në 24 orë për skemën e mbështetjes së grurit

Në vetëm 24 orë nga hapja e thirrjes së Skemës Kombëtare, rreth 740 fermerë kanë aplikuar për mbështetje nga veriu në jug. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi se kjo kërkesë ka kaluar parashikimet.

“Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona”.

Që në ditën e parë të thirrjes është vënë në angazhim rreth 20% e buxhetit.

“740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%. Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani”, shkruan ministrja.

Deri më tani, rreth 35,000 fermerë kanë marrë financim nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në tetë muajt e parë.