Celebrities Showbiz

Kris Jenner tregohet tërësisht ‘dorëlëshuar’ me dhuratat e fundit që i bëri fëmijëve të saj!

Kris Jenner festoi Krishtlindjen në mënyrën më të mirë këtë vit dhe u kujdes që edhe fëmijët e saj t’i kenë të tilla, duke i llastuar që të gjithë me makina elektrike me porosi të tipit ‘Moke’. Ishte Kim Kardashian ajo që ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa video nga dhuratat.

O Zot, shikoni dhuratat tona të Krishtlindjeve nga mamaja ime!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” solli pamje të gjashtë automjeteve me ngjyra të ndryshme, të cilat ishin parkuar në rrugë. Ajo vijoi:

Khloe dhe unë i morëm ato rozë.

Siç shihet në postimet e Kim-it, Kris i bleu makinat në një larmi nuancash, e verdhë, rozë e lehtë, rozë e ndezur, e bardhë, portokalli dhe blu. Çmimet për makinat fillojnë nga afërsisht 21,000 dollarë dhe arrijnë deri në 33,000 dollarë, sipas kompanisë ‘Moke’.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kris dhe ‘Moke’ bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për Krishtlindje. 66-vjeçarja, mori dhuratë një automjet ‘Moke’ të personalizuar për festën në vitin 2017. Sipas një postimi në blog, CEO i ‘Moke’, Todd Rome, personalisht ia dorëzoi makinën elektrike Kris si një dhuratë për Krishtlindje.

Çdo vit Kris Jenner u dhuron fëmijëve të saj shtëpitë e bukura që kanë shije të ëmbël. Edhe pse varianti i COVID-19 Omicron ka vënë një pengesë në disa plane të Krishtlindjeve, shtëpitë u dërguan përsëri për të dashurit e saj. Fëmija i madh Kourtney, ishte e para që tregoi shtëpinë e saj në mediat sociale.

Emrat në shtëpi përfshinin jo vetëm të sajin dhe fëmijëve të saj, por edhe atë të të fejuarit të saj Travis Barker dhe fëmijëve të tij gjithashtu. Lista shkoi si më poshtë nga e majta në të djathtë: Kourtney, Travis, Mason, Penelope, Reign, Landon, Alabama dhe Atiana. Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick, Mason, Penelope dhe Reign.