Celebrities Gossip Showbiz

Kriset raporti mes Dafina Zeqirit dhe Melinda Ademit, çfarë ndodhi mes artisteve?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Artistja jo pak herë ka treguar se nuk ka raporte të mira me disa nga personazhet e tjerë të showbiz-it, përmendim këtu ish- bashkëpunëtorin e saj Ron Zaitin e së fundmi dhe Era Istrefin. Mesa duket diçka ka ndodhur mes saj dhe një tjetër këngëtareje, bëhet fjalë pikërisht për Melinda Ademin.

Dy bukuroshet komentonin në postimet e njëra-tjetrës me fjalë shumë të ëmbla, por duket se diçka ka krisur raportin mes tyre, thënë kjo pasi vajzat nuk ndiqen më në Instagram.

Marrëdhënia mes Dafit dhe Dj Geek ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e kjo duket se ka ‘sjellur në jetë’ një projekt që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe është pikërisht kënga ‘Një herë në jetë’. Këtë e ka zbuluar vetë artistja në një intervistë të dhënë së fundmi në Kosovë.