Bota

Kriza e pandemisë, Gjermania arrin shifrën 82 mijë viktima nga COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar shifrën 82 mijë humbje jete që nga fillimi i pandemisë rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan 22,231 të prekur, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 332, 532 persona.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 312 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 82, 280 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë në Gjermani janë 19 milionë e 854 mijë e 550 persona që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 6 milionë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.