Celebrities Gossip Health & Beauty

Kudo po flitet për Chris Evans, çfarë po kurdiset në lidhje me aktorin?

Duhen edhe disa ditë që të shpallet “Mashkulli më seksi” për vitin 2021 nga revista “People”. Mirëpo, përpara se 12 nëntori të vijë, burime pranë revistës thonë se është aktori i njohur Chris Evans. Burimet tregojnë se Evans ishte parashikuar që të shpallej vitin e kaluar, por “People” mendoi se ishte më mirë që të kalonte një vit.

Vitin e kaluar, kur Michael B. Jordan u shpall “Mashkulli më seksi”, një burim pranë “People” tha për “Page Six” se:

Chris ishte duke u diskutuar, por nuk ishte një kohë e mirë. Ylli i “Captain America” ndau gabimisht me 5.7 milionë ndjekësit e tij asokohe një foto intime, teksa luante një lojë “Heads Up!

Ndërkohë, për momentin, nuk dihet me siguri se kush do ta “rrëmbejë” këtë çmim. Por pse të mos jetë Chris Evans? Aktori është shumë tërheqës dhe e meriton plotësisht. Ndërkaq, të gjithë mund t’i mbajmë mend shakatë mes Lizzo-s dhe Evans ku gati i bënë të gjithë ndjekësit në rrjete sociale të besojnë se ata vërtetë po flirtojnë me njëri-tjetrin.

E gjitha nisi me një mesazh që këngëtarja i nisi aktorit kur ishte e dehur. Edhe pse nuk e dimë se çfarë shkruhej në të, Lizzo ka shprehur se ishte paksa ‘turpëruese’. Gjithsesi dimë përgjigjen e Evans, i cili e mori këtë me shumë sportivitet.

Madje këngëtarja postoi dhe një video në TikTok duke thënë se ka mbetur shtatzënë me fëmijën e Chris. Së fundmi, gjithashtu fansat nëpër rrjete sociale kanë dalë në një përfundim të çuditshëm. Ata mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans mund të jenë çift.