Live From Tirana

Kush e di emrin e vërtetë të këtij aktori?

Sot ishte e mërkura artistike në Live From Tirana dhe në pjesën e fundit të këtij programi kaq të dashur për publikun, kishim të ftuar një aktor vërtetë të talentuar që na sugjeroi 6 pëzgjedhjet e tij filmike që të gjithë duhet t’i shohin.

Bëhet fjalë për Ermir Jonkën të cilit pak ja dinë emrin. Që në vegjëli atë e kanë thirrur Jonka dhe tashmë identifikohet me mbiemrin. Sakaq, emri mbetet vetëm diçka identifikuese. Por sa prej jush e njihni me emrin e tij të vërtetë dhe jo thjeshtë si Jonka, aktori me kaçurrela?

“Më kanë thirrur që në klasë të 7-të apo të 8-të me mbiemër dhe menjëherë më pëlqeu. Thash me vete pse të mos diferencohem në një farë mënyrë në treg?” -u shpreh ai duke qeshur.

Po juve si ju duket 26-vjeçari? Si një Ermir apo si një Jonka?