Showbiz

Lajmi që po ‘çmend’ rrjetin: “Kush e ka kafshuar Beyonce-n?!”

Aktorja dhe komediania e famshme Tiffany Haddish vetëm pak orë më parë nëpërmjet një interviste për “Vox” ka zbuluar një ngjarje të pazakontë.

Ajo është shprehur se në një festë të organizuar nga Jay-Z në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një aktore e famshme ka kafshuar Beyonce-n.

38-vjeçarja nuk ka dashur të zbulojë se cila është aktorja misterioze por thekson se ajo është shumë e famshme dhe as Beyonce nuk dëshiron të flasë publikisht për të.

Tiffany rrëfeu se diva e muzikës pop ishte në banak për të marrë një pije ndërkohë që aktorja i afrohet duke i bërtitur dhe më pas e ka kafshuar në fytyrë.

“Kush do të donte të ngatërrohej me Beyonce-n? Personi për të cilën po flasim është e droguar. Aktorja që e kafshoi nuk ishte e pirë ishte nën efektin e një droge të fortë” -shtoi Haddish gjatë intervistës duke lënë si mister identitetin e saj.