Bota

Ky vend regjistron nivelin më të ulët historik të lindjeve!

Japonia ka shënuar nivelin më të ulët historik të lindjeve këtë vit, të cilat lidhen me shqetësimet ekonomike dhe shëndetësore si faktorë kryesorë, sipas të dhënave të qeverisë. Nëse vazhdojnë trendet aktuale, të dhënat paraprake nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se numri i foshnjave të lindura në Japoni do të shënojë nivelin më të ulët rekord për shtatë vite rresht në 2022, duke rënë nën 800 mijë për herë të parë që nga viti 1899 kur qeveria filloi me përpilimin e statistikave të lindjet në vend.

Të dhënat zbuluan se numri i lindjeve nga janari deri në tetor të këtij viti kishte shënuar rënie me 4.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në 669.871. Që nga viti 1973, kur numri i lindjeve të reja arriti kulmin në rreth 2.09 milionë, Japonia ka regjistruar rënie të numrit të lindjeve të reja. Një dekadë më vonë, në vitin 1984, lindjet e reja në Japoni kishin rënë në 1.5 milion ndërsa në vitin 2016, gjithnjë sipas të dhënave, u regjistruan më pak se një milion foshnja të reja.