Celebrities Showbiz

Kylie Jenner feston Halloween me Travis Scott dhe Stormi-n/ Ja se si zgjodhën të maskohen…

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kylie Jenner, këtë herë për festën e Halloween erdhi me një kostum shumë më të thjeshtë se vitet e kaluara. Sipërmarrësja 24-vjeçare u vesh si një mace e zezë ndërsa festonte me të dashurin Travis Scott dhe vajzën 3-vjeçare Stormi, në shtëpinë e Kim Kardashian.

Kylie postoi disa foto në profilin e saj në Instagram ku shfaqet e veshur me një body ngjyrë të zezë, ku duket më së miri barku i saj i rrumbullakët, e cila e kombinoi me çizme të zeza dhe një pallto të gjatë lëkure. Ajo pikturoi mustaqe dhe një hundë në fytyrën e saj dhe vendosi buzëkuq të zi dhe një kordele me veshë maceje, duke mbajtur gjithashtu një çantë nga stilistja e njohur Judith Leiber. Kylie i shoqëron fotografitë me mbishkrimin:

Duke qenë një nënë këtë Halloween, shpresoj që të gjithë të kenë një natë të sigurt.

https://www.instagram.com/p/CVuDSRLL5I5/

Një këto fotografi Kylie u shfaq pranë rreperit Travis dhe vajzës së saj Stormi teksa qëndronin jashtë rezidencës super luksoze të motrës së saj Kim Kardashian që kishte një dekorim gjigant merimangash në hyrje. Një tjetër foto zbuloi barkun e saj në rritje, ndërsa mamaja e saj Kris Jenner, gjithashtu u vesh si një mace e zezë me një paruke kafe që të ngjante me Kylie. Travis u maskua si Michael Myers, i veshur me një palë xhinse ngjyrë blu të gjera, xhaketë dhe atlete ngjyrë të verdhë. Stormi dukej kaq e adhurueshme e veshur si Ariel me një kostum ngjyrë gurkali të zbukuruar me perla dhe guaska deti.

Kylie postoi në InstaStory disa fotografi ku tregon ndër vite sesi është veshur për Halloween. Vitin e kaluar, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u shfaq mahnitëse e veshur me një kostum gjarpri, por duke qenë se aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott, ajo ka zgjedhur të vijë me një veshje minimaliste.

Një burim u shpreh për “PEOPLE” se:

Kylie është shumë e emocionuar që është në pritje të fëmijës së saj dhe po planifikon një baby shower në muajin dhjetor. Ata kalojnë sa më shumë kohë të munden me Stormi-n dhe Kylie është e bindur se do të jetë motra e madhe më e mirë.

Rikujtojmë se, Kylie njoftoi shtatzëninë e saj në muajin shtator dhe ka dashur ta shfaqë atë në rrjetin social Instagram, ndryshe nga shtatëzënia e saj e parë të cilën e mbajti të fshehtë. Burimi vijoi duke thënë se:

Ajo kurrë nuk planifikoi ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj siç bëri me Stormi-n por thjesht donte të priste derisa të ndihej mirë. Pritja e një fëmije të dytë me Travis absolutisht që i afroi ata edhe më shumë.