Showbiz

Kylie Minogue: “Gjithmonë e kam ditur që s’do të martohesha kurrë”

Këngëtarja e famshme Kylie Minogue së fundmi është përfolur për albumin e saj të ri i cili shumë qartë flet për depresionin pas një ndarjeje edhe pse këngëtarja e mohon këtë qëllim.

Për herë të parë për revistën “Red” Kylie Minogue ka pranuar se pas ndarjes nga i fejuari Joshua Sasse asaj i’u desh të rigjente veten, fizikisht dhe shpirtërisht.

Këngëtarja 50-vjeçare ka pranuar se gjithmonë e ka ditur se nuk do të martohej kurrë por fejesa me yllin australian ishte gjithçka ajo donte.

Ndarja ishte e vështirë dhe dhimbshme por e ndihmoi të zbulonte veten e saj, atë çfarë ajo dëshiron ptë realizojë në të ardhmen dhe të jetë një femër më e fortë.

Megjithatë, sa i përket albumit të ri, Kylie ende këmbëngul se nuk i kushtohet ishi-t të saj dhe se këngët e saj nuk flasin për depresionin.