Showbiz

Kylie Minogue zbulon se është penduar për shumë vendime rreth karrierës së saj

Nuk është e thjeshtë të jesh personazh i njohur dhe kjo fatkeqësisht nuk është klishe për artistët, të paktën kështu shprehet Kylie Minogue.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka dhënë një intervistë ku është shprehur se nuk është edhe aq krenare për disa vendime që ka marrë rreth karrierës së saj.

“Mendoj gjithë kohës për gjërat që mund të kisha bërë ndryshe. Thoja me vete ‘këtë mund ta kisha bërë siç e kisha në kokë’ ose ‘nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të përfshihem në këtë gjë'” –tha ajo.

Kylie shtoi se vajzat sot në industri kanë kaq shumë mundësi zgjedhjeje dhe mund ta ngrenë zërin për çdo nevojë që kanë. Në kohën e saj gjërat nuk kanë qenë aspak kështu dhe kjo është diçka që do t’i ngelë gjithmonë në mendje.