Music Showbiz

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në inaugurimin e Biden

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Ndërsa këngëtarja e “On The Floor” Jennifer Lopez, do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e “Oscar”, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Kujtojmë, se gjatë fushatës në muajin nëntor, ajo filmoi një video të Biden duke bërë thirrje për ta votuar.