Celebrities Film & Tv Gossip

Lady Gaga tregon se në fillim të karrierës së saj ka hasur shumë probleme për faktin se…

Së fundmi Lady Gaga le të themi se është kthyer pak mbrapa në kohë dhe ka kujtuar diçka. Ylli i filmit “House of Gucci” ka pranuar për ‘The Hollywood Reporter’ se ajo nuk merrte kurrë pjesë në audicionet e saj kur ishte në fillimet e saj të karrierës në fushën e aktrimit.

Isha e tmerrshme në audicion. Isha shumë keq. Nuk munda të merrja kurrë një rol. Gjatë asaj kohe thjesht ngrija.

Uploaded image

Gaga kujtoi gjithashtu se bëri një telefonatë për një reklamë të ‘LensCrafters’, të cilën ajo nuk përfundoi për arsye se gjatë xhirimit të saj ajo ngriu. Pavarësisht se ajo e kujtoi këtë gjithashtu tregoi edhe pjesën se si arriti që ta bindte veten:

Oh Zot. Ah! Ti duhet ta bësh këtë në mënyrën më perfekte. Unë nuk po e bëj babain tim krenar.

Epo tani ne jemi të gjithë koshientë se ylli i pop-it fitoi një çmim ‘Oscar’ për këngën më të mirë origjinale plus edhe e nominuar për aktoren më të mirë pasi luajti në filmin “A Star Is Born” të vitit 2018, si dhe fituese e ‘Golden Globe’ për punën e saj në “American Horror Story”.

Uploaded image

Këngëtarja e hitit “Rain on Me” tregoi për The Hollywood Reporter të gjitha problemet me të cilat është hasur gjatë karrierës së saj ku më i fundit ka qenë edhe gjatë xhirimeve për rolin e saj në filmin e “Hose Of Gucci”. Në lidhje me këtë rol vetë këngëtarja ka treguar se fokusimi i saj i madh në portretizimin e rolit, bëri që ajo të humbiste edhe lidhjen e saj me realitetin. Për përkushtimin e saj në këtë rol ka vijuar duke thënë se:

Kam tre vjet që kam filluar të punoj për të dhe do të jem plotësisht e sinqertë pasi unë fola me theksin e saj për më shumë se nëntë muaj. Kam pasur disa vështirësi psikologjike në një moment nga fundi i xhirimeve. Ose isha në dhomën time të hotelit, duke qëndruar dhe duke folur si Reggiani, ose isha në xhirime, duke jetuar dhe folur si ajo. Më kujtohet se një ditë në Itali dola me një kapele mbi kokë për të shëtitur. Kisha rreth dy muaj që nuk kisha bërë një shëtitje dhe më kishte zënë paniku. Mendova se isha akoma në një set filmi.