Celebrities Showbiz

Lady Gaga zgjedh që ta urojë në këtë mënyrë Britney Spears pas fitores së kujdestarisë!

Epo edhe Lady Gaga është një prej të famshmëve që nuk mund të heshtinin dhe të mos e urojnë miken e tyre Britney Spears për fitoren e saj. 12-herë fituesja e çmimit ‘Grammy’ ka festuar fundin e kujdestarisë  13-vjeçare të Spears dhe këtë zgjodhi që ta bënte në rrjetin e saj social Instagram.

Ylli i filmit më të ri “House Of Gucci” kishte postuar një foto të saj dhe të Britney-t nga ku edhe kkishte shkurar se:

E kam dashur @britneyspears gjatë gjithë karrierës së saj. E pashë nga lart, e admirova forcën e saj, ajo fuqizoi kaq shumë njerëz dhe ende vazhdon ta bëjë. Nuk mund të isha më e lumtur për ty sot. Nuk e meritove kurrë atë që ndodhi, faleminderit Zot për sot, je një superstar dhe një qenie super-humane. Të dua.

 

35-vjeçarja Lady Gaga i bashkohet grupit të madh të cilët i uruan fitoren ligjore këngëtares së njohur të hitit “Stronger”, ku përfshiheshin edhe Cher, Paris Hilton, Cyndi Lauper, Jameela Jamil, Dionne Warwick, Andy Cohen dhe shumë e shumë të tjerë.

Një gjykatës në Los Angeles i dha fund kujdestarisë të krijuar nga babai i këngëtares 39-vjeçare në vitin 2008, duke hyrë në fuqi menjëherë. Në dosjet e mëparshme gjyqësore, avokatët që përfaqësonin këngëtaren, shpreheshin se:

Jeta e saj ishte në rrëmujë dhe ajo ishte në shqetësim fizik, emocional, mendor dhe financiar.

Kujdestaria kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, përfshirë këtu edhe çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej. Të premten, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angeles, Brenda Penny, vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira.