Botë e Çuditshme

Larg rrjeteve sociale për 6 vjet, i riu fiton bastin me nënën e tij!

Një i ri amerikan ia arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vjet, pas një basti që ai vendosi me nënën e tij kur ishte 12 vjeç. Sivert Klefsaas pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas në 2016 se po të qëndronte deri në moshën 18 vjeç larg rrjeteve sociale do të fitonte 1800 dollarë.

“Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”,-tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës. Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe futi në xhep 1800 dollarë.

Nëna e tij, Lorna tregon se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë. Sivert është i lumtur që mori përsipër sfidën dhe fitoi sepse i lejoi të kalonte më shumë kohë duke u fokusuar në shkollë dhe sportet e tij.

Në tërësi, do të thoja se ia vlen plotësisht. Do të thotë, do ta bëja përsëri.

Ka shumë kërkime që duhen bërë mbi efektin që kanë mediat sociale tek adoleshentët, por studimet e hershme sugjerojnë disa arsye për shqetësim. Universiteti i Kolumbisë thotë se sa më shumë kohë që adoleshentët kalojnë në mediat sociale, aq më shumë ka gjasa që ata të përjetojnë simptoma të shëndetit mendor si ankthi, izolimi dhe dëshpërimi.

Adoleshentët që nuk mund të mos e krahasojnë veten me të tjerët, do të kenë një kohë të vështirë me imazhin e tyre për veten, pasi kalojnë orë të tëra në ditë duke lëvizur nëpër një botë që bazohet në pëlqime, ndjekës dhe komente. Mediat sociale gjithashtu e bëjnë të lehtë për adoleshentët që të minimizojnë kontaktin e tyre ballë për ballë me të tjerët. Kjo mund të përkeqësojë ndjenjat e tjetërsimit dhe mungesës së shpresës tek ata që vuajnë nga ankthi social dhe depresioni.