Celebrities Gossip Showbiz

Lart e poshtë po thuhet se do të martohet me deputeten 53 vite më të re, reagon Silvio Berlusconi!

Mediat italiane kanë nisur të aludojnë se Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina do të martohen shumë shpejt. Sipas ‘Libero’, ende nuk ka një datë apo lokacion, por burime pranë çiftit zbulojnë se martesa është shumë pranë. Ish-kryeministri italian, ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve dhe ka deklaruar se nuk ka ndërmend të martohet me partneren e tij 32-vjeçare.

Ai u shpreh se dashuria dhe respekti i madh që kanë për njëri-tjetrin nuk ka nevojë të zyrtarizohet në martesë. 85-vjeçari, pas lajmit të publikuar në “Libero” tha se:

Marrëdhënia e dashurisë dhe respektit që më lidh me Marta Fascina është aq e thellë dhe solide sa nuk ka nevojë ta zyrtarizoj me martesë. Thashethemet që kanë dalë në shtyp nuk janë të vërteta.

Megjithatë, Berlusconi paralajmëroi një festë me miqtë dhe fëmijët për të festuar marrëdhënien e tij me deputeten.

Për shkak se është një lidhje kaq e thellë dhe e rëndësishme, së bashku me Martën planifikoj ta festoj ashtu siç e meriton në një të ardhme të afërt, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur.

Sipas “Corriere della Sera”, festa do të mbahet më 19 mars ndërsa ende nuk është zgjedhur vendi ku do të mbahet. Për momentin, Berlusconi nuk dëshiron që marrëdhënia e tij me Fascina të jetë e vulosur në kontratë, që do ishte martesa e tij e tretë pas Carla Dall’oglio dhe Veronica Lario. “Corriere della Sera” raporton se fëmijët e biznesmenit, Marina dhe Piersilvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi e shohin deputeten si gruan e duhur për t’i dhënë babait të tyre paqe dhe qetësi, por problemi do të ishte trashëgimia.

Nëse do kishim një martesë të tretë atëherë do ndryshonte ndarja e pasurisë së ish-kryeministrit. Lidhja e Berlusconi dhe Fascina, deputete e partisë Forza Italia, të cilën ai e themeloi, u bë zyrtare në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër. Në këto dy vitet e fundit, Fascina ka qenë gjithmonë në krah të Berlusconit. Kujtojmë se pas vetes politikani shumë i njohur italian ka një divorc me Carla Dall’Oglio, që është nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Ata u njohën më 1964-ën dhe u divorcuan në 1985-ën. Më vonë në 2009-ën pati një tjetër martesë.