Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Ledio Lako: “Beniada më puthi në faqe dhe më shprehu simpatinë…”

I ftuar në ‘Ndryshe’ këtë episod ishte aktori i spektaklit ‘Portokalli’ i njohur si Kapo, Ledio Lako. Teksa tregoi shumëçka mbni karrierën e tij, aktori nuk ngurroi të ta zbulonte dhe pak për jetën personale.

Fillimisht, aktori na zbuloi se tanimë nga ana profesionale po studion regjinë e filmit pasi sipas tij profesioni i aktorit të kërkon gjithmonë e më shumë të profesionalizohesh.

Unë dhe po të më thonë për një kurs aktrimi unë prapë do e kisha bërë që të rris veten profesionalisht. Nuk do bëhem regjisor, po do ta provoj se si dihet jetës. Është për të mëdhenjtë regjia e filmit. Zanati jonë është në provë gjithë jetën. Ky zanat benefitet i ka mbasi e ke bërë punën.

E teksa ‘Ndryshe’ padyshim nuk mund të kalojë pa pyetjet politike edhe për aktorin nuk mungoi pyetja nëse është i përfshirë politikisht dhe cili prej politikanëve në Shqipëri i pëlqen më shumë.

Fare, ka pasur raste njëherë kam mbajtur anën e PD, mendoja sa e mirë kjo Ori Nebiaj, pastaj doli Xhaçka kalova këtej nga PS se më e mirë kjo. Politikan orator dhe politikan me arritje janë dy gjëra të ndryshme. Më avantgard, më modern se Edi Ramën nuk ka në politikën shqiptare, por po abuzon ose se i është mërzitur pozicioni ose ne i dukemi shumë të vegjël për të. E vlerësoj si politikan duke parë çfarë mentaliteti kemi ne është modern në ca gjëra.

Për jetën e tij private dimë shumë pak, ndaj nuk mund të mungonin edhe pyetjet ngacmuese të Salsanos dhe Adit që na bënë të zbulonim shumë për jetën private të Ledios.

Kam kaluar shumë nëpër kangjellat e shkollave dhe kam lënë rrënjë, rrënjët e flokëve (qesh). Është detyrë e vështirë ta çosh lidhjen deri në fund. Regjisore dhe do e kisha marrë, të aktrimit s’do isha marrë se mund të ma luante me ndonjë shokun tim (qesh). Unë aktulisht jam duke dalë me një vajzë, po e njoh. Unë gjithmonë seriozisht nisem po rrugës pastaj nervat e skenarit, punës ja shkarkoj asaj dhe ndahem.

‘Big Brother VIP’ padyshim që edhe pse kaq ditë pas përfundimit e ka jehonën e saj të madhe, por kush prej banorëve ka qenë i/e preferuari/a e Ledios?

Beniada më pëlqente për një arsye se janë dy mentalitete brenda një personi. Një mentalitet shqiptar përplaset me një mentalitet europe. Për Beniadën isha me thënë të drejtën. Me atë isha të dielën te ‘N’fermë’. Ishte një vajzë e mrekullueshme, më puthi dhe te faqja, më shprehu simpatinë.