Celebrities Showbiz

Ledri na zbulon një tjetër tatuazh të ri e duhet theksuar se është shumë domethënës

Pak kohë më parë, reperi i mirënjohur Ledri Vula, ka bërë një tatuazh dedikuar gjyshit të ndjerë në krahun e tij pasi një ndër aktivitetet e preferuara të tyre ishte dhe shahu. Ledri zgjodhi të pikturonte gurin e mbretit brenda të cilit është edhe portreti i gjyshit të tij.

Para kësaj ai bëri dhe një tatuazh për vajzën e tij Poem Blu, ku emrin e saj vendosi që ta gdhendte në trup.

Pasi bëri një për Poem dhe një për gjyshin e ndjerë, duket se Ledri Vulës i hynë në qejf tatuazhet me kuptime të veçanta. Ndaj, ai vendosi të gdhendë në trupin e tij edhe një tjetër tatuazh, gjithashtu me domethënie si të dy të tjerët. Kësaj here, reperi zgjodhi të shkruajë në lëkurë titullin e njërës prej këngëve të tij. Dhe kjo këngë është pikërisht “100 probleme”, që siç thotë dhe reperi në tekstin e saj, 100 probleme nuk mund ta ndalin.

Studioja ku Ledri realizoi tatuazhin e radhës ka publikuar foton të cilën Ledri më pas e ka ripostuar, duke i treguar ndjekësve tatuazhin e ri.

Ledri Vula dhe Majk kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”. Dhe për këtë këngë nuk duhet të presim edhe shumë gjatë, sepse reperët kanë zbuluar se do të publikohet në datë 9 Qershor.