Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula dhe reperi i njohur së shpejti në bashkëpunim!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Vetëm para pak ditësh, reperi lançoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Lumi B dhe Gjiko, njëkohësisht dy miq të tij shumë të mirë. Disa ditë pas publikimit të “Ça bone”, kënga ka arritur të ketë mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.

E mesa duket, Ledri nuk ka të ndalur. Reperi së shpejti do të vijë në bashkëpunim me një tjetë artist. Bëhet fjalë pikërisht për Bardhin, këngëtarin e hitit “Betohemi”. Projekti muzikor do të jetë pjesë e albumit të Bardhit “Trëndafil”. Me anë të një Instastory ai ka zbuluar bashkëpunimin me Ledrin dhe jo vetëm. Kënga e tyre titullohet “Cop cop”, megjithatë ende nuk ka një datë publikimi.

Pak ditë më parë, Ledri ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ka pësuar një incident të vogël rrugor dhe kjo si shkak i pakujdesisë së tij. Teksa po i jepte makinës ai ka goditur një kosh plehrash, pasi ishte duke përdorur telefonin. Reperi ka vendosur ta publikojë këtë situatë që i ndodhi dhe ta ndajë me ndjekësit, duke ju dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm që të gjithë duhet ta kemi parasysh.

Kujdes, mos e përdor telefonin kur i jep makinës, video që sapo e patë është bërë nga një profesionist .

Rikujtojmë se i ftuar në “Pardon My French”, Ledri zbuloi shumë detaje nga jeta e tij personale duke filluar nga njohja me Sarën, fillimi i karrierës së tij tek grupi Skillz, marrëdhëniet me kolegët dhe me ish- menaxherin e tij për të cilin u përfol se ishte në një zënkë prej vitesh, por reperi tregoi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi kanë ndarë vetëm rrugët profesionale.