A Live Night Celebrities Music

Ledri Vula ka një këshillë për artistët e rinj!

Ledri Vula, një artist shumë i dashur për publikun, ishte i ftuar në këtë episod të “A Live Night”. Artisti dha një intervistë shumë të sinqertë, ku foli sa për jetën personale, aq edhe për atë profesionale. Por cila është një këshillë që Ledri jep në “A Live Night”?!

Një këshillë nëse do ia jepja dikujt, asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh. Në këngën e parë, nuk e dinë kush je, nuk e dinë sa i fortë je. Kur ke kohë që ke shkruar, ke inçizuar, e dinë. Nuk duhet të ndalesh. Sot është shumë e vështirë sepse ka shumë shpenzim një klip, por ka njerëz kreativë që po i bëjnë me pak para. Rri vetja. Mos dil prej vetes, të bëhesh dikush ndryshe. Nëse je vetja, nëse je origjinal, njerëzit do të gjejnë diçka të mirë te ty. Askush nuk është i njejtë, me karakterin e njejtë, me historitë e njejta. Diçka do e gjejnë tek ti, do e pëlqejnë. Nëse ti merr një tekst dikujt, shndërrohesh në dikë që ka qenë më herët. Nëse punon, do të t’i falë 5 minuta universi. Nëse nuk punon, nuk të vijnë. Nëse i kap ato 5 minuta, shfrytëzoji, sepse edhe ato ecin…

Por çfarë do t’i thoshte artisti Ledrit më të ri në moshë?! Ja çfarë zbulon ai në “A Live Night”.

Nëse do kisha takuar veten si fëmijë, nuk do doja t’i tregoja se çfarë do të ndodhë, përsëri do ia kisha lënë surprizë. Do kisha pasur të shihja veten në disa situata… Por për t’i folur nuk do i flisja, do e lija të ishte vetja, siç më kanë lënë mua prindërit e mi…