Celebrities Gossip Showbiz

Lei Kraja zbulon arsyen përse është mbështetëse e zjarrtë e Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga personazhet më të përfolura është Luiz Ejlli. Duket se aktori ka shumë që e përkrahin lojën e tij e mes tyre ka dhe figura publike që nuk ngurrojnë të japin mendimet e tyre lidhur me ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë.

Ashtu si ka ndodhur me Lei Krajën, e cila teksa është pyetur në një ‘Ask’ se përse është fanse kaq e madhe e Luizit, prezantuesja është përgjigjur kështu:

E kemi shkodran çunin dhe shkodranët e mbështesin njëri-tjetrin. Plus ai është lezeti i shtëpisë.

Lei Kraja i bashkohet Top Albania Radio-s për herë të parë në moderimin e programit “S’e kam me ty” krah Jonida Aliçkolli dhe Elios Shulit.

Të gjithë ishin të habitur se përse Lei do të jetë në radio. Por radio është një sfidë e vërtetë dhe gjithmonë e kam pasur qejf. Sidomos ata që nuk kanë qenë në ambientet e Top Albania Radio, nuk mund ta dinë se ai është ambienti më pozitiv dhe energjia më pozitive që ka gjithë Shqipëria. Është një ambient spektaktolar dhe thjesht u dashurova që kur kam shkelur aty. Thashë okej dua të jem pjesë e këtij ambienti. Jam shumë me fat përsa i përket Jonidës se ajo është shumë e talentuar për ata që nuk e njohin dhe ka një kimi shumë të mirë me Eliosin.