Showbiz

Letra e vogëlushit drejtuar Boris Johnson do t’ju mbushë me shpresë këto festa!

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ditën e sotme shpërndau një postim emocionues në rrjetet sociale. Një djalë i vogël 8-vjeçar i ka dërguar atij një letër, e cila e pyet nëse do vijë këtë vit Babagjyshi i Krishtlindjeve dhe nëse vjen a duhet t’i lajë duart apo ta vendosë diku dezinfektuesin.

8-vjeçari shkruan: “I dashur Z. Johnson, Unë jam 8-vjeç dhe isha duke menduar nëse ti dhe qeveria keni menduar për këtë Krishtlindje për ardhjen e Babagjyshit. Nëse ne e vendosim dezinfektuesin pranë perdeve, a do të vijë ai? Apo i ka larë duart?! Unë e kuptoj se jeni shumë i zënë, por ju lutem a mundet që ju dhe shkencëtarët të diskutoni rreth kësaj teme?”

Kryeministri ka marrë shumë letra, por kjo e vogëlushit i quajtur Monti i ka tërhequr menjëherë vëmendjen se si fëmijët mendojnë për larjen e duarve të Babagjyshit në kohën e pandemisë dhe kanë shpresë për dhurata pavarësisht gjendjes së vështirë që edhe të vegjlit e kuptojnë. Normalisht që Johnson nuk ka ngurruar dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje të voglit, duke i thënë se Babagjyshi do të vijë dhe do të ishte një ide e mirë nëse dezinfektuesin e duarve do ta vendoste pranë biskotave.

Ky postim ka marrë shumë komente dhe të gjithë janë emocionuar nga kjo letër kaq e bukur dhe e ndjerë njëkohësisht. Gjithashtu ka nga ata që falenderojnë Johnson që i ka kthyer vogëlushit përgjigje dhe ka marrë përsipër mbrojtjen e fëmijëve në këtë situate pandemie.