Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Diva e muzikës pop Britney Spears do të publikojë kujtimet e saj të shumëpritura, ‘The Woman in Me’, më 24 tetor. ‘Gallery Book’ është shtëpia botuese së cilës i është besuar libri me kujtime i Spears. “Dëshmia bindëse e Britney-t në gjykatë tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues. Nuk kam dyshim se kujtimet e saj do të kenë një ndikim të ngjashëm dhe do të jenë ngjarja botuese e vitit. Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante historinë e saj më në fund.”- tha për People Jennifer Bergstrom, Zëvendës Presidente dhe Botuese e ‘Gallery Books’.

2. Diva e muzikës pop Beyonce nuk ka një marrëdhënie të mirë me vëllanë e saj nga babai, Nixon Knowles. 14-vjeçari ishte fryt i lidhjes që babai i këngëtares, Mathew Knowles pati me nënën e Nixon ndërkohë që ishte ende i martuar me nënën e Beyonce, Tina Knowles-Lawson. Ai gjithashtu ka një vajzë të vogël të lindur jashtë martese. Pas ndarjes me Matthew, nëna e djalit, Alexandra, u përball me shumë vështirësi, duke deklaruar falimentimin dhe u zhvendos në një rulotë në 2014. Beyonce nuk është përpjekur asnjëherë ta ndihmojë financiarisht vëllanë e saj më të vogël dhe thuhet se refuzon ta takojë.

3. Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit e kanë quajtur Frank Alfred Odysseus Johnson. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit. Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.

4. Një trend i çuditshëm është shfaqur kohët e fundit kur muzikantët duhet të durojnë që t’u hidhen sende gjatë performancës live, me Harry Styles së fundmi që u godit në fytyrë ndërsa ishte në skenë. Bebe Rexha pësoi një dëmtim të madh në sy, teksa shfaqi mavijosjen në fytyrë pas një incidenti, ndërkohë që artistja shqiptare Ava Max u godit me shuplakë nga një individ gjatë një shfaqjeje. Në një video të re që u postua në TikTok, Taylor Swift ishte duke ecur, e rrethuar nga pjestarët e stafit të sigurisë, ndërsa fansat i bërtisnin asaj nga lart. Disa u shfaqën më pas në klip duke i hedhur diçka, për të cilën pretendohej se ishin byzylykë, teksa 33-vjeçarja në ato momente mbeti e shokuar.

5. Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin e më të bukurës në Holandë. Kolle mundi 9 konkurrente duke marrë kurorën e më të bukurës për vitin 2023. 22-vjeçarja do të përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të “Miss Universe” në El Salvador këtë vit, duke u bërë konkurrentja e dytë transgjinore që kalon në konkursin ndërkombëtar.