Celebrities Gossip Showbiz

Lil Nas X zbulon një të vërtetë tronditëse për ish-të dashurin e tij!

Këngëtari i njohur i hitit “Call Me By Your Name”, Lil Nas X zgjodhi që më në fund të bënte daljen e tij publike me ish-të dashurin e tij Yai Ariza. 22-vjeçari u shfaq me aktorin pjesëmarrës edhe në videoklipin e tij “That’s What I Want”, duke ngacmuar të gjithë publikun në një lloj mënyre për emisionin e mërkurës së ardhshme.

Në video-n e postuar për episodin e “Maury”, ajo çfarë i çudit të  gjithë është edhe pjesëmarrja e gruas së Ariza së bashku me djalin e tyre 4-vjeçar, Noah. Në klipin e shkurtër i cili u postua në kanalin e YouTube, prezantuesi Maury Povich dëgjohet duke thënë se:

Montero gjeti dashurinë e jetës së tij!Por u trondit kur zbuloi se Yai ishte i martuar dhe me një fëmijë. A është Yai babai? Apo Montero do të marrë pikërisht atë që dëshiron?

Megjithatë ky mundet që të jetë edhe një ngacmim i mirëmenduar për të promovuar albumin debutues të Lil Nas X “Montero”. Artisti i “Industry Baby” që atëherë ka pranuar se ai dhe Ariza ishin në lidhje dhe më vonë pas disa kohësh ata vendosën që të ndaheshin. Pas një kohe shumë të gjatë edhe vetë artisti Lil Nas X zgjodhi të sqaronte gjithçka. Kështu, kur ai u pyet gjatë një interviste në lidhje me thashethemet që qarkullonin mes tij dhe Yai, krijuesi i hitit “Old Town Road” zgjodhi që të përgjigjej në këtë lloj mënyre:

Ne dilnim në takime dhe jemi akoma në kushte shumë të mira. E dini, ne mund të takohemi përsëri jam i sigurt. Unë e dua atë, ai është i mrekullueshëm.

Por sidoqoftë, Lil Nas X nënkuptoi që ata e përfunduan lidhjen e tyre për shkak të karrierës së tij muzikore, duke thënë se:

Unë doja të përqendrohesha në muzikën time tani.