Lorenc Hasrama ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Hëna”, që erdhi në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Ky projekt i solli dy djemtë në nota mjaft romantike, duke prekur të gjithë publikun. Për të folur më shumë mbi “Hëna”, ka qenë i ftuar Lorenc Hasrama në “Wake Up”.
Si është të punosh me Olsi Bylykun?
Unë dhe Olsi nuk kemi nevojë t’i diskutojmë gjërat aq thellë. Kishim kohë që po mendonim për një ribashkëpunim. Ne kemi një energji të përbashkët. Duket sikur nuk reflekton tek njerëzit, por është ajo që të ngre më shumë. Kemi pak a shumë edhe shije të përbashkëta, në një pjesë të paktën.
Ke ndëmend të sjellësh një tjetër bashkëpunim?
Nuk ka një bashkëpunim në furrë për momentin. Kurrë nuk i kam menduar këto gjëra. Vjen një material dhe ndoshta prej atij materiali mund të kem një këngëtar në mendje. Por nuk planifikoohet.
Ke pasur ndonjë moment të vështirë në karrierën tënde?
Unë mundohem të jap më të mirën time, duke u përshtatur dhe duke bërë kompromise deri diku. Në çdo periudhë të caktuar të vitit, kaloj këto faza të vështira. Unë e kam luftën me veten time, as me artin, as me njerëzit. Por e gjitha kjo është për të mirën time. Kam dashur disa herë ta lë muzikën.
Sa reale janë klikimet nëpër projektet e tua?
Nuk kam pasur ndonjë projekt plot klikime. Kam këngë të miat që ecin shumë, ka këngë që edhe nuk ecin shumë. Nëse do të blija klikime, do t’i rrisja dhe ato. Unë nuk dua të gënjej as veten time, as të tjerët. Por e rëndësishme është jo që të kesh klikime, por të të duan njerëzit.
Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Hëna”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit në “The Top List”.