Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

“Magjiologjia”, një guidë e thjeshtë për të mësuar artin misterioz të magjisë!

Nëse jeni të etur të mësoni artin misterioz të magjisë, do të jetë Merlini, dora vetë, që do t’jua mësojë atë. Ky libër që ju mëson truke magjike, vjen nga viti 1588, për t’ju treguar ato sekrete që nuk e dinit as që ekzistonin.

Cila është puna e një magjistari? Një pamje e plotë dhe me shpjegime të hollësishme e punishtes së tij, veglat e magjistarit, cilat janë yshtjet dhe si funksionojnë ato, që do t’i gjeni të shpjeguara edhe në libërthat që ndodhen brenda librit, cilat janë kafshët magjike dhe shumë e shumë kureshti të tjera mahnitëse…

Në libër do të gjeni një sërë simbolesh që fshehin kode që duhen deshifruar, një top kristali të shndritshëm, një hartë botërore të vendndodhjes së magjistarëve, libërtha që shpjegojnë se si mund të përdoren formulat magjike, një dragua të lëvizshëm që mund ta mbani në qafë dhe që ju ndihmon të gjeni kafshët magjike, një pako me tetë karta për të zbuluar të ardhmen, puplën e feniksit dhe së fundi… një mesazh të Merlinit, posaçërisht për ju:

Në qoftë se dëshiron me gjithë shpirt të nxësh Artin e Magjisë, atëherë, në mungesë të një magjistari, ky libër do të të japë ndihmën dhe kurajën e duhur, që unë vetë kisha për të ta dhënë sikur në këto çaste të gjendesha para teje si mjeshtri dhe mësuesi yt.

Merlin, 1577