Celebrities Gossip Showbiz

Mami Kim dhe vajza North tanimë me një llogari të përbashkët në TikTok!

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe vajza e saj 8-vjeçare North West së fundmi kanë hapur një llogari të përbashkët në TikTok duke postuar disa video në vetëm pak orë. Dyshja e filloi zbavitjen e tyre të postimeve duke ndarë pamjet nga ‘dita e tyre spa’, ku u shfaqën duke përdorur ‘Kylie Cosmetics’ dhe sinkronizimin e buzëve me hitin ‘Need To Know’ të Doja Cat.

@kimandnorth

♬ Figure It Out – Blu DeTiger

Vetëm pak orë më vonë, ato publikuan klipe të dekorit të tyre të Ditës së Falenderimeve, që përfshinte kunguj, gjethe të vjeshtës dhe tullumbace. Llogaria e tyre, ‘KimAndNorth’, ka mbi 80 mijë ndjekës dhe tashmë mami Kim dhe e vogla North kanë fituar mbi 248 mijë pëlqime në videot e tyre.

@kimandnorth

♬ TWINNEM – Coi Leray

Rikujtojmë, se reperi i njohur Kanye West, këtë të mërkurë tha se Zoti do ta ribashkojë atë dhe ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, pasi ai pranoi se kishte bërë gabime në martesën e tij. 44-vjeçari, foli për martesën e tij teksa u shfaq në misionin e Los Angeles-it për të ofruar 1000 mijë vakte në Skid Row përpara Festës së Falenderimeve. Sipas “Page Six” Kanye u shpreh se:

Ajo që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpjegohemi për të gjitha në lidhje me këtë marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por sot nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni dhe jam këtu për të ndryshuar.

Ndërkaq, Kim Kardashian dhe Pete Davidson nga ana tjetër vazhdojnë të shfaqin në publik dashurinë e tyre. Çifti i dashuruar u panë së bashku shumë të lumtur duke buzëqeshur, teksa dolën për një mbrëmje romantike në restorantin italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica, Kaliforni, të dielën në mbrëmje.