Showbiz

Martesa e tyre tashmë zyrtare, Hailey merr mbiemrin e Justin Bieber

Ka rreth dy muaj që aludohej se çifti i shumëpërfolur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë lidhur kurorë në New York.

Fillimisht ata u fotografuan teksa po dilnin nga gjendja civile me unaza të shkëmbyera por asnjëherë nuk e pranuar publikisht se janë martuar.

Të enjten modelja e famshme u pa rrugëve të New York-ut me një xhaketë ku shkruhej mbiemri i Justin ndërsa vetëm pak orë më parë ka marrë vendimin për të ndryshuar mbiemrin e saj si një nuse tradicionale.

Nëse bëni një vizitë në profilet e saj sociale do të vëreni menjëherë se Hailey Baldwin tashmë është Hailey Bieber dhe ky vendin ka bërë shumë të lumtur fansat e dyshes.