Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Mbretëresha e kohëve moderne nuk e ka problem të dalë në publik me kurrizin e hapur, e kemi fjalën për Letizia Ortis!

Mbretëresha Letizia e Spanjës së fundmi bëri një paraqitje spektakolare me një fustan me kurrizin e zhveshur, i cili nuk është tamam tipik për një monarke. Letizia është një nga përfaqësueset më elegante të shtëpisë mbretërore, me zgjedhjet e saj të veshjeve të guximshme, me ngjyra të forta dhe prerje moderne. Pak ditë më parë, mbretëresha mori pjesë në një event publik e veshur me një fustan blu me kurrizin të hapur çka bëri shumë bujë. Veshja e krijuar nga stilistja Miphai nxirrte në pah trupin e saj të bukur.

Letizia Ortiz vazhdon të na japë mësime stili gjithnjë e më shumë me daljet e saj publike. Pavarësisht nga rasti, Mbretëresha Letizia njihet dhe identifikohet për stilin klasik të saj i cili nuk njeh kufij. Mbretëresha spanjolle është padyshim një burim frymëzues i modës, i stilit, i elegancës dhe për këtë ajo meriton të gjithë vëmendjen tonë.