Showbiz

Mc Kresha i jep fund beqarisë

Ai është një ndër reperat më të dashur të publikut i cili është gjithmonë i pranishëm me projekte muzikore sidomos ato të cilat përfshijnë Lyrical Son.

Bëhet fjalë për Mc Kreshën i cili ditën e kaluar i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur kurorë me partneren e tij, Erzina Shehu.

Kjo e fundit ka organizuar ditën e shtunë festën e beqarisë ashtu siç e kërkon tradita perëndimore. Sipas “Prive.al” ceremonia e dasmës të së dielës u mbajt krejtësisht private kjo për shkak të kërkesës së çiftit.

Të ftuar kanë qenë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë të dyshes të sapomartuar.