Gossip Showbiz

“Më në fund mora 5G”, aktori i njohur ironizon vaksinën anti-COVID?!

Në të gjithë botën tanimë ka nisur procesi i vaksinimit kundër COVID-19. Së fundmi, ka qenë aktori i njohur, Ryan Reynolds i cili ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID dhe këtë gjë e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.

Amerikano-kanadezi ka publikuar një foto teksa po injektonte vaksinën dhe me shaka e ka quajtur atë “5G”. Artisti është shprehur:

Më në fund mora 5G.

Finally got 5G.

Posted by Ryan Reynolds on Wednesday, March 31, 2021

Një nga teoritë konspirative më të përhapura në lidhje me COVID-19 ka qenë lidhja e supozuar mes teknologjisë 5G dhe përhapjes se virusit. Sipas autorëve dhe përhapësve të kësaj teorie: COVID-19 është një maskim për rreziqet shëndetësore që paraqet teknologjia 5G, rrjetet 5G dobësojnë sistemet imunitare ose koronavirusi është duke përdorur valët e rrjetit për të komunikuar dhe përzgjedhur viktimat e tij.

Rikujtojmë se Ryan Reynolds është në një lidhje të gjatë me aktoren Blake Lively. Në tetor të vitit 2019 ata u bënë prindër për herë të tretë të një vajze. Dyshja e njohur janë gjithashtu prindër të dy vajzave, James 4-vjeçe dhe Inez 2-vjeçe. Madje nëse doni sekretin e një martese të lumtur 44-vjeçari ka ndarë me të gjithë ndjekësit rregullin e vetëm që ka për një jetë të lumtur bashkëshortore.

Gjithashtu para disa viteve Ryan u shpreh për median se filmat me superheronj por jo vetëm, duhet të pasqyrojnë botën ashtu siç është në të vërtetë. Ai kërkoi që në filma të ketë më shumë personazhe të komunitetit LGBT+.