Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Me një veshje të tejdukshme si rrjetë merimange, Doja Cat merr vëmendjen e të gjithëve në MTV VMA 2023!

Doja Cat është një nga artistet e cila gjithmonë ka arritur të guxojë dhe të testojë limitet me veshjet e saj por edhe me ndryshimet e modeleve të flokëve dhe vetullave. Mbrëmjen e kaluar ajo u shfaq në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards me një fustan të bardhë pothuajse të tejdukshëm fiks si një rrjetë e madhe merimange e bërë me porosi nga Monse. Reperja, e cila ishte në garë për çmime të shumta, duke përfshirë “Artiste e Vitit”, bëri një paraqitje mahnitëse me veshjen e saj të guximshme që tregonte stilin e saj unik.

Pëlhura e ngjashme me rrjetën e një merimange i la pak vend imagjinatës, duke ekspozuar jo vetëm gjoksin e saj, por edhe pjesën e të pasmeve. Për të kompletuar pamjen e saj të mrekullueshme, Doja Cat edhe për grimin e saj kishte zgjedhur një mënyrë dhe nja ‘look’ krejtësisht ndryshe dhe të papritur. Duke shtuar mistikën e kombinimeve, ajo mbante diamante gjarpri në kyçin e dorës dhe një palë vathë të adhurueshëm merimangë.

Në një intervistë të fundit për Harper’s Bazaar, Doja Cat foli për zgjedhjet e saj dhe reagimet e fansave ndaj tyre. Ajo shpjegoi:

Teoria ime është se nëse dikush nuk më ka takuar kurrë në jetën reale, atëherë, në mënyrë të pandërgjegjshme, unë nuk jam reale për ta. Ata mendojnë se ai person i përket atyre në njëfarë kuptimi. Dhe kur ai person ndryshon në mënyrë drastike, ka një përgjigje tronditëse që është pothuajse e pakontrollueshme.

Përveç aftësive të saj në modë, Doja Cat ishte një pretendente kryesore në VMA-të e këtij viti. Ajo është nominuar në pesë kategori, duke përfshirë “Video e Vitit” për hitin e saj “Attention”. Albumi i saj i katërt në studio ka bërë bujë dhe këngët e saj të fundit, duke përfshirë “Paint the Town Red” dhe “Demons”, vazhdojnë të dominojnë listat muzikore dhe mediat sociale, duke grumbulluar miliona shikime dhe transmetime.