Celebrities Gossip Showbiz

Me një video ‘funny’, Ermali na tregoi rëndësinë e mamave…

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Dyshja gjithmonë ndajnë momente nga jeta e tyre personale dhe me dy fëmijët e tyre. Teksa së fundmi familjarisht kanë shkuar me pushime, aktori ka ndarë me ne një video shumë ‘funny’.  Ermali ka treguar për ndjekësit një situatë që ka ndodhur gjatë udhëtimit ku padyshim kuptojmë se mamatë janë për fëmijët e më pas për vete. Teksa aktori kishte nisur të konumonte ushqimin e tij, Ami kishte ushqyer një herë fëmijët dhe më pas vetë. E Ermali në formë shakaje ka treguar se kjo është e padrejtë pasi duhet të kishte ushqyer dhe atë.

Epo, mamatë nuk i zëvëndëson dot askush!

Ermali, përveçse një prezantues shumë i suksesshëm, që prej kur u shkëput nga televizioni ka nisur të prodhojë dhe luajë në filma që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. E dukeqenëse bashkëshortja e tij është gjithashtu një figurë publike dhe Ermali njihet për bashkëpunimet e tij me kolege gjithmonë ekziston kurioziteti se përse nuk i ofron Amit një rol në filmat e tij.

Së fundmi, Ami e ftuar në një intervistë ka shuar çdo kureshtje në lidhje me këtë pyetje, duke lënë të hapur mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë.